Konjufca: S’ka arkiva të UÇK-së

0

                              Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva.Konjufca tha se deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi rreth hapjes së arkivave është keqkuptuar. “Jo, kjo mendoj që ka qenë një keqkuptim, është deviju nga disa. Nuk ka arkiva të UÇK-së, ka arkiva vetëm të Republikës së Kosovës. Ky arkiv është ndërtuar për vite të tëra. Arkiv më i hapur se i Kosovës në botë nuk mendoj që ekziston. S’ka arkiva të UÇK-së”, tha Konjufca.Ai madje tha se ka vetëm arkiva shtëtërore të Kosovës, të cilat janë të hapura për të gjithë.“Në arkivin shtetëror të Kosovës, mund të jenë të dokumentuar edhe pjesë që kanë të bëjnë me luftën tonë të lavdishme të UÇK-së, aty ka incizime të gazetarëve, madje edhe duke kënduar, vetëm këto janë. Krejt kanë dal në televizonin publik të Kosovës.Na jemi të hapur arkivi shtëtëror i Kosovës, për tërë botën, hiq s’kemi cka mshefim. Na duhet të themi e kemi vetëm një arkiv dhe krejt Bashkësia Ndërkombëtare ka qasje në atë arkiv”, tha Konjufca në Klan Kosova.Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditë më parë në një konferencë për media ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.Bislimi tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore. Ai tha poashtu që ndërprerja e marrëveshjes për targat që ka pasur afat skandence është interpretuar nga Bashkimi Evropian si shkelje nga ana e palës kosovare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *