Quni: LDK-ja po rikthehet në Prizren

0

                                   Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, shprehet i bindur se subjekti i tij politik do të rikthehet më 18 tetor në Prizren. Ai tregon se gjatë vizitave nëpër fshatra e lagje të këtij qyteti, ka marrë mbështetje nga qytetarët.“Çdo ditë po rritemi, prandaj LDK-ja do të rikthehet në këto zgjedhje në Prizren”, tha Quni.
Ai, tregon për gjendjen që ka parë nga afër me të cilat po ballafaqohen qytetarët.“Lista e nevojave imediate është e gjatë. Por, nuk ka problem pa zgjidhje. Duhet vetëm durim e vullnet. Të dyja këto i kam. Kam edhe ekipin e profesionistëve më të mirë, e më kompetent për secilin dikaster. “Do ti rregullojmë çfarë kanë prishur, do të ndërtojmë çfarë nuk kanë ndërtuar. Këta që qeverisen deri tash, ju kanë zhgënjyer shumë. E kam parë dhe vetë gjendjen e keqe në të cilën ju kanë lënë. Dështimin e tyre e kam pasqyruar e dokumentuar me fotografi. Por, më nuk kemi kohë të merremi me ta. Koha tyre po mbaron, e jona po fillon”“Premtimin tuaj se do të jeni përkrahë për ta bërë ndryshimin e madh, e kam motiv për ta nisur e mbaruar ditën me energji pozitive e elan për punë”. “Ju do të jeni në qendër të qeverisjes time. Ju do të bëheni pjesë e vendimmarrjes. Unë nuk ua mbylli derën, nuk fyej as nuk injoroj. Unë do të ju vlerësoj e do të bashkëpunoj me ju, me grupe interesi, shoqëri civile e iniciativa qytetare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *