Osmani e Gërvalla në SHBA, takime për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës

0

                  Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, është duke qëndruar në SHBA, e cila është pjesë e delegacionit që kryesohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në margjina të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Në një njoftim për media nga MPJD-ja thuhet se Osmani dhe Gërvalla do të kenë një sërë takimesh me delegacione të një morie shtetesh pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm. Nga MPJD-ja kanë thënë se delegacioni i Kosovës po ashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim.“Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *