Totaj: Kandidoj për kryetar të Prizrenit për të ndalë degradimin, dhe për t’ia kthyer shkëlqimin qytetit

0

Kandidati për kryetar Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka treguar motivin e tij për ti hyrë garës për të parin e Prizrenit.

Sipas Totajt ai kandidon për kryetar të Prizrenit për të ndalë degradimin e qytetit

“Motivi im është se unë jetoj në qytet e dua qytetin, kam dashuri për qytetin, aty e kam krijuar familjen, aty kam punë, aty jam shkolluar, prandaj jam i interesuar që këtë degradim të mëtutjeshëm të qytetit të Prizrenit, me ndihmën e të gjithë atyre që e dojnë qytetin definitivisht të ndalim, po i tregoj kryetarit Haskuka që kjo është situata e Prizrenit, komuna e 23-të në radhitje, prandaj gjitha ato që i thatë aspak nuk qëndrojnë”, tha Totaj në Prime Time.

Totaj tutje tha se do t’ia kthejë shkëlqimin qytetit të Prizrenit me një qeverisje më të mirë, një menaxhim më të mirë, dhe një përformancë më të mirë.

“Prandaj ne do të ndërrojmë trendin, do të krijojmë një qeverisje të mirë, do t’ja kthejmë shkëlqimin qytetit të Prizrenit, dhe do të vazhdojmë së bashku me të gjithë ata që e dojnë qytetin për një qeverisje më të mirë, një menaxhim më të mirë, një përformancë, dhe për një kthim të qytetit të Prizrenit si një qytet me i rëndësishëm në trekëndshin Tiranë-Prishtinë-Shkup”, shtoi Totaj Në Kanal10./PORTALI.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *