PDK-ja fiton përkrahje kudo që shkon pohon Ukaj
Mbrëmë, bashkë me Kryetarin e ardhshëm të Prizrenit z. Shaqir Totaj, si dhe me bartësin e listës z. Kujtim Gashi, ishim në lagjen Duhi në fshatin tim Korishë. E falenderojmë për mikëpritjen të zotin e shtëpisë z. Agim Balaj dhe banorët e kësaj lagje shumë të respektuar.
Në këtë takim, bashkëbiseduam shumë tema, me theks të veçantë rreth zhgënjimit të tyre për këtë qeverisje pa vizion. Ne ofruam para qytetarëve të kësaj lagje, programin tonë politik, ku përmes saj do t’i zgjidhim të gjitha problemet e akumuluara në këto 4 vite keqqeverisje.
Qeverisja aktuale e udhëhequr nga VV dhe Kryetari në ikje Mytaher Haskuka, nuk e ka bërë asnjë investim në lagjen Duhi në Korishë.
PDK, gjatë qeverisjes së saj, ka investuar me miliona euro për rregullimin e fshatit, duke e shndërruar Korishën në një fshat modern, me një infrastrukturë model. PDK, edhe pas rikthimit në pushtet me 17 tetor, do të investoj akoma më shumë, në të gjitha lagjet e fshatit pa dallim.