Teleferiku i Prizrenit ishte në aktin final,u hoq e tash, po shihet se ai është nevojë
Teleferiku i Prizrenit për kala të Prizrenit, në qeverinë Muja,pas të gjitha dëgjimeve publike si dhe takimeve tjera pasi që mori vendimin e për tu ngritur ai, me ardhjen e në qeverinë të LVV ai projekt u anulua. Tani në këtë fushat po shtohet se këtë çështje e kanë pa edhe kandidati i LDK-së Anton Çuni,i cili po kërkon dhe në projektin e këtij subjekti politike është përsëri teleferiku, i cila tani e katër vite , ai projekt do të kishte përfunduar. Por, këtë teleferik në aspektin ekonomik si kërkesë dhe nevojë të domosdoshme e ka paraqitur edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli,i cili tregon se ai projekt duhet gjithsesi të jetë funksional, bile ai tregon dhe e arsyetimin si projekt të nevojshëm dhe shumë ekonomik që i duhet këtij qyteti. Ne sot kemi biseduar me disa qytetarë të cilët u shprehen se teleferiku është dashur të bëhej. Adem Gashi, nga Prizreni thotë’’.Nëse qeveria e LVV ka bërë një gabim të parin e më të madhin kujtojë se e ka bërë që e ka hek këtë projekt, unë i kam 74 vjet, besoni shpesh kam qef me shku në kala, po spo mundem, e ta kishim teleferikun së paku njëherë në muaj verës kisha shku atje me pa qytetin e besa edhe ajrin e pastër e ka nalt kalaja’’ thotë ai. Kurse plaku tjetër Miftar Berisha, tregon se fëmijë të mi patën votuar për LVV dhe unë pasi ata votuan votova për ata. Por kur kuptova që kryetari Haskuka sdi pse e kishte hequr projektin e teleferikut besoni jam hidhnuar shumë. Unë nuk di për politikë, por e di se qaj teleferik valla i duhet pleqve, edhe na bre burrë të ngjitemi najherë në kala. Hiq sjam pajtue e as nuk pajtona që se kanë maru atë telefrik, po ishalla tash në katër vjetet që po vijnë e ndërtonë kush fiton se unë sdi as me dal me votu..’’. Këto deklarata dhe tashmë projektin e teleferikut e kanë LDK dhe AKR, kurse ky ishte projekt para aktit final të nënshkrimit dhe prandaj qytetarët e pyesin kryetarin Haskuka pse nuk e ba ai teleferik që para katër vitesh, prandaj ai veprim edhe tash e edhe kur u ndalua pati zemëruar shumë qytetarë, I vetmi projekt ishte i kapshëm dhe i kërkuar nga qytetarët dhe ai u hoq ,.Por si do të veprojë nëse përsëri vije në krye të komunës kryetari aktual , atëherë a do ta rikthejë këtë vendim dhe a do ta pasurojë Prizrenin me teleferik, Kjo duhet të mos jete politike e as të mos ketë impakt të frustruar të partive , sepse ai besohet se është në interes të ekonominë së Prizrenit dhe rritjes së turizmit, pasi që ky qytet.Q.THAÇI.