Haskuka premton se do ta shndërrojë Prizrenin në kryeqendër të zhvillimit ekonomik
]Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka premtuar se në katër vjetët e ardhshëm Prizrenin do ta bëjë kryeqendër të zhvillimit ekonomik.Në tubimin elektoral në lagjen Kurillë të Prizrenit, Haskuka kërkoi votën e qytetarëve duke premtuar bashkëqeverisje, sidomos kur në nivel qendror e ka mbështetjen nga ekzekutivi.Ai tha se në komunën e Prizrenit duhet të kenë një asamble të fortë komunale.“Kosova kurrë s’ka pas përfaqësi më të mirë në institucione qendrore, me njerëz që kanë kredibilitet, ndershmëri dhe njohuri. Ashtu edhe në Parlamentin e Kosovës me deputet si Artani dhe Arbëri. Tash e kemi parlamentin tonë, kryeministrin dhe presidenten, tani duhet edhe në Prizren të kemi një asamble të fortë komunale që të më mbështesë në katër vjetët e ardhshëm, sikur e kemi mbështetjen edhe të minoriteteve që e panë se qytetarët janë të barabartë dhe nuk ka diskriminime ndaj askujt”, është shprehur Haskuka, shkruan KP, njofton Klankosova.tv.Pjesë e këtij tubimi elektoral ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ku tha se qyteti i Prizrenit me Mytaher Haskukën, është bërë më i hijshëm.“Ky qytet është i hijshëm edhe vetë, por me Mytaher Haskukën është bërë edhe më i bukur. Për Mytaherin s’kemi çka të flasim, pasi çdo person që ka bashkëpunuar me të, edhe po t’i pyesin studentët dhe profesorët e nderuar të Universitetit të Prishtinës, do të tregojnë si çka që është emërues i përbashkët, që është njeri i ndershëm, profesional dhe përgatitur dhe person i drejtë. Kjo i duhet Prizrenit dhe pikërisht për këtë arsye qysh tash mund të urojë fitoren Mytaherit”, është shprehur Konjufca,