Qeveria ndan 40 milionë euro për prodhuesit vendorë dhe eksportin
Qeveria e Kosovës ka prezantuar edhe masat e radhës për mbështetjen e prodhuesve vendor dhe eksportit, që në total kapin vlerën deri në 40 milionë euro.Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se kjo masë po ndodhë sepse në afatgjatë, zgjidha më e mirë për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe për të mos u ekspozuar ndaj inflacionit të importuar, është prodhimi vendor.Në masën 2.1, parashihet subvencionimi i kredive investive për të gjithë prodhuesit, deri në 20 për qind të vlerës së kredisë për investimet deri në 2 milionë euro, me kusht që investimi të jetë së paku 50 për qind në pajisje që ndërlidhen me procesin e prodhimit.“Masa 2.4 parasheh mbështetje për secilin prodhues: deri në 10,000 euro për trajnim të stafit menaxherialderi në 20,000 euro për trajnim të stafit teknik (teknolog, kimist, etj), ashtu që produktet tona të kenë cilësinë sipas standardeve deri në 50,000 euro për brendim/ribrendim, ashtu që përveç cilësisë, produktet tona të kenë edhe prezantimin e duhur .Deri në 50,000 euro për pjesëmarrje në panaire, ku mund të gjejnë tregje të reja për të plasuar produktet e tyre”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.Tutje ai tha se aplikimi për subvencionimin e kredive investuese, prodhuesit mund ta bëjnë përmes platformës EDI, duke plotësuar formularin me të dhënat e nevojshme.