Kurti thirrje Perëndimit: Merreni seriozisht Serbinë, po kërcënon me luftë të tretë Ballkanike

0

Albin Kurti ka akuzuar presidentin serb Aleksander Vuciq që po vepron si “Gjermania në mes luftërave botërore”, dhe ka paralajmëruar se krizat aktuale në Kosovë dhe Bosnje mund të eskalojnë nëse qeveritë perëndimore nuk e marrin seriozisht atë.Gazeta britanike ‘The Telegraph’, tutje në artikullin e saj, rikujton se Serbia kishte vendosur ushtrinë e saj në kufirin me Kosovën gjatë shtatorit të këtij viti dhe se protestuesit serb ishin përplasur me policinë e Kosovës në Veri të vendit, “Në fillim të kësaj jave përfaqësuesi i lartë i OKB-së në Bosnje ka paralajmëruar se marrëveshja e Dejtonit e vitit ’95 është duke shkuar drejt kolapsit”, vijon artikullit.Kurti i tha ‘The Telegraph’: “mendoj se definitivisht situata është më e rrezikshme se më parë”.“Ata po duan të sillen sikur të ishin Gjermania ndërmjet dy luftërave botërore: “nëse ju nuk na kënaqeni neve, ne do ta shkaktojmë edhe një luftë”. Sepse ata një raund [të luftërave] e kan“Nëse i shikoni shifrat për shpenzimet ushtarake në Serbi, në vitet e fundit janë marramendëse. Për kë po i blejnë ata gjithë këto?”, ka pyetur Kryeministri Kurti, shkruan e përditshmja britanike, përcjell në shqip Reporteri.net.“Fakti që unë po e them këtë në mënyrë kaq të qetë, është sepse unë këtë e kam parashikuar muaj dhe vite më parë”, shtoi ai. “Kjo është një analizë racionale dhe jo emocionale”.Tutje, gazeta ‘The Telegraph’ i mbështetë me shifra pohimet e Kryeministrit Kurti për blerje armësh nga Serbia, duke theksuar se shteti serb e ka rritur për 70% buxhetin e mbrojtjes krahasuar me vitin 2015, duke e bërë shpenzuesin më të madh ushtarak në Ballkanin Perëndimor.Sipas The Telegraph, Serbia e ka modernizuar fuqishëm forcën e saj ajrore duke blerë dronë, aeroplan ushtarak, e sisteme të mbrojtjes kundër ajrore nga Rusa dhe Kina. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *