Çaste poetike me poeten: Valbona Ahmeti

0

Gulçon shpirti

——————–

Zbehur agimet

Muzgjet errësuar

Veshur shpresat

Me mantel premtimesh

Brodhën ëndrrat

Një ditë u lodhën…

E vetmja

Shkëndijë shprese

Diku larg migruar

Fatet turrën

Të harlisura

Rrugëve pakrye

Një tingull dhembje

Vjen gërryer

Për folën boshatisur

Kërkesat përgjumur

Gjithçka në heshtje kapluar

Lozin parreshtur

Fajtorët maskuar

Qielli në gri shtruar

Retë rënduar

Derdhin lotin e tyre

N’fyt fjalë e lidhur

Gulçon shpirti Për ajkën mërguar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *