Pas 30 vjetësh gjendet trupi i 17-vjeçarit që serbët e kishin ndarë nga nëna dhe e kishin vrarë

0

Sot, 30 vjet pas vrasjes, u identifikuan eshtrat e një 17-vjeçari nga Vukovari, Jovan Josip Krosnjar, i cili u nda nga nëna e tij dhe u vra më 17 nëntor 1991 nga paraushtarakët serbë në tregun e drurit.“Nëna nuk jetoi për ta varrosur djalin që e kërkonte, por vëllai i madh Ivica, me shumë dashuri dhe këmbëngulje, gjatë gjithë këtyre viteve, nuk pushoi së kërkuari të kontrollonte informacionin më të vogël”, tha Ana Galoviq, shkrimtarja që fatin e këtij djali e ka trajtuar në librin e saj “Mami, s’po e shoh parajsën”.Sipas informacioneve të fundit, Jovani dhe gjashtë mbrojtës dhe civilë të tjerë të Vukovarit u dërguan në pjesën e Drvena Pijaca, ku u qëlluan pa mëshirë në pjesën e pasme të kokës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *