“Boll mo – durimit i erdhi fundi”, më 15 dhjetor organizohet protestë kundër Qeverisë

0

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit si dhe Shoqata e Gastronomëve kanë paralajmëruar protestën e radhës.Të pakënaqur me masat që janë vendosura nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, gastronomët kanë ngritur sërish pakënaqësitë e tyre.

Me moton “Boll Ma”, gastronomët kanë bërë të ditur se të mërkurën (15 dhjetor) me të filluar nga ora 13:00 do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.Kujtojmë që sipas masave të reja të Qeverisë që kanë hyrë në fuqi më 6 dhjetor, kundër pandemisë Covid-19, gastronomia lejohet të punojë nga ora 05:00 deri në orën 23:00 të darkës, kurse sa i përket muzikës ajo lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *