E dhimbshme: Vdes 7-vjeçari nga Gjakova pas kontaktit me rrymën  

                         Një djalë 7-vjeç ka vdekur mbrëmë si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij.Vdekjen e të miturit e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës.Informacione për këtë rast ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Mrëmë rreth orës 19:20 është pranu informacioni nga Spitali Rajonal i Gjakovës se viktima i gjinisë mashkull i lindur në vitin 2015 kishte pasur kontakt me energji elektrike…Më pas nga spitali është marrë informata që fëmija ka vdekur dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML”, tha Elezaj.Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”.