Çaste poetike me poeten:Rovena SHUTERIQI
E shpirti përsëri lumturohej
———————————————–
Më gozhdoi zëri yt i ëmbël kur veshit vibronin fjalët e tua.
S’u ndjeva as në qiell, as në tokë.
Zemra dridhej si fluturza fluturuar
e shpirti përsëri lumturohej, nga dashuri e pa lejuar.
S’doja të të ndaloja kur fjalët e tua lumë vërshonin.
Rrija dëgjoja, hipnotizuar si nga mrekullia.
Ndjeva që trupin ma përshkoi magjia.
S’doja të mbaronte aspak e folura jote,
në Zeus u luta, me skeptër të na bekonte!