Çaste poetike me poeten;Hava MUÇOLLARI 

Në cilin krahë të bie?

——————————————-

S’di në cilin krahë të bie?

S’di në cilin krahë të ngrihem?

Zgjuar jam gjer në mëngjes,

Si pjergulla netëve me hënë, bëj hijen.

Nga dritarja e dhomës tënde bie dritë!

Por, ti s’je aty! Veç hëna e di ku je!

E dinë dhe yjet që hyjnë përmes rrjetës

Dhe fshehtas mbi jastëkun tënd, gjurmë lenë.

Aroma që fle mbi teshat e tua tashmë po firon,

Kur ti s’je aty as kujtimet s’mjaftojnë,

Gjurmët e mallit çapiten nëpër mure,

Me duart që dridhen, s’e di çfarë kërkojnë?

S’di në cilin krahë të bie?

S’di në cilin krahë të ngrihem në agim?

S’di pse heshtja është mikesha ime e vetme

Dhe durimi, i vetmi, miku im?!

Durrës, më 13.08.2022