Osmani pas një jave intensive në New York: Po kthehemi me bindjen se Kosova është në rrugë të drejtë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është kthyer në vend pas një jave intensive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se pas një jave përplot takime e diskutime në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, po kthehet në vendlindje me bindje se Kosova është në rrugë të drejtë.“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, shkroi ajo.Përveç takimeve me presidentë e kryeministra shtetesh, gjatë qëndrimit zyrtar në New York, ka diskutuar me zyrtarë të lartë amerikanë si dhe me një numër të ministrave të Jashtëm nga shtete njohëse e jonjohëse për thellimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.Gjatë qëndrimit në atje, Osmani u takua edhe presidentin e SHBA-ve, Joe Biden dhe pati një diskutim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken