E mërkura poetike me poetin:Qazim THAÇI
Aroma e atdheut është simbiozë e besëlidhjes
———————————————————————-
Kur vjeshta zverdhë gjethet, e i përtokë mëngjeseve me erë.
Edhe këto silueta ndjenjash kanë aromën e At-dheut.
E shtëpia e Lidhjes, rri besnike në pranverë e në vjeshtë.
Për të pasur amanetin ,bazament për kombin në katrahurë të shekullit.
& & &
Lumëbardhit me erën e pranverës, vije zëri i sajë në vargje
I them vjeshtës, me gjethe të zverdhura përtokë se ajo
Ka dashurinë e maleve, e besën e zanave në sytë e sajë
Ajo që këndon me vargje. për At-dheun si shtojzovalle
& & &
Retë e trazuara mbi Pashtrik kanë aromë atdheu.
E dhembja në Pikëllimë mat dashurinë tonë.
Stinët bregut të Drinit kodojnë siluetën e dashurisë
Aroma e atdheut është simbiozë e besëlidhjes në sytë e sajë.