Tradita shqiptare dhe kali kanë histori të shumta
Shqiptarët ndër shekuj i kanë besuar kalit si një nga kafshët më fisnike bile edhe më besnike. Por në anën tjetër për kalin ka një mal bestytnish të ndryshme,Prof dr.Nexhat Çoçaj ,shpjegon,se kali është përdorë në ndarjen pleqërive të shumta. Ngase në shumë raste është përdorë rasti i kalit për të mësuar kur njeriu a është i vdekur apo jo. Ngase kali as sot,e kurrë nuk e kalon varrin. Nuk e kalon njerin e vdekur. Prandaj është vetmja kafshë fisnike që e kupton shpirtin e njeriut a është në trup apo jo. Plaku Kadri Palla shpjegon se kali ka mirëkuptim për njeriun më shumë se sa njeriu për njeriun.
Kur bota vazhdon të vlerësojë vlerat e kalit në Kosovë për fat të keq tashmë kjo kafshë fisnike është duke u zhdukur. Më shumë se çdo kafshë tjetër, ai ka qenë i pranishëm në përfytyrimet mitologjike dhe në gjurmët gjuhësore. Pegasi fluturues që nga mitologjia është personifikim i përfytyrimeve më të guximshme të ndjenjave njerëzore.” shpjegon prof dr Nexhat Çoçaj. Ai pastaj tregon se “kali është përdorë në ndarjen pleqërie të shumta. Ngase në shumë raste është përdoë rasti i kalit për të mësuar kur njeriu a është i vdekur apo jo, Ngase kali as sot e kurrë nuk e kalon varrin, Nuk e kalon njerin e vdekur. Prandaj, është vetmja kafshë fisnike që e kupton shpirtin e njeriut a është në trup apo jo, Atje ku mungon mjeku edhe sot e kësaj dite për të mësuar se a është i vdekur a i gjallë ende provohet me kali. Kur pleqtë e kanë ndarë ndonjë pleqëri edhe për faktin e ndonjë lugati e kanë marrë kalin si dëshmi, Sepse kali pos varrit të hapur nese në varr ka njeri ai nuk e kalon për asnjë torture, Prandaj ata shpesh e kanë marrë kalin si fakt, Bile në Has është përdor shpesh për të mësuar se kur njeriu ka mbetur në komë për të provuar se a është i gajlë apo i vdekur. Pastaj ai shpjegon se qumështi i peles është përdorë shumë për gratë sterile që ato ta pinë këtë qumshtë që më vone të bëhen nëna. Kurse sëmundje e syrit kanë arritur të i shërojnë më qumësht pele” thotë ai. Edhe në dokumente historike, botime të ndryshme, gdhendje artistike në dru, gur, në thurjet e qëndisjeve, në toponimet e shumta dhe histori gojore. Kali përmendet edhe në legjendat e mëpasshme. Mjafton të përmendim Gurakën kalin, që e çoi profetin Muhamed lart në qiell, ku takoi Zotin” tregon Mr .Engjëllushe Kraja. Në krahinën e Hasit ka kushte të favorshme për mbarështimin e kuajve. Që nga kohët e vjetra hasjanët e kanë çmuar kalin, më shumë se nga të gjitha kafshët e tjera, të cilët e kanë ndihmuar. Studiuesi prof dr.Çoçaj,thotë se “çdo hasjan ka në zemër një qoshe dashurie për kalin, ashtu siç çmon shumë gruan, dhe pendën e qeve,tri gjëra jetësore: Jeta (dashuria), Buka dhe kafshët, që e kanë shoqëruar në jetë.”.Krahina e Hasit ajo e Përdrinisë ishin të njohura edhe për traditën e rritjes së kafshëve, e sidomos për kalin e bukur, të shpejtë dhe të fortë, që njihet si kali Hasit apo i Podrimës”. Toponimet përbëjnë një argument më shumë për vendin që zë kjo kafshë fisnike, në Përdrini e Has. Ato janë të shumta në vendbanimet e e këtyre anëve si Samari i Kalit, Qafa e Kalit ,Gropa e Kalit , Guri i Kalit në Has, një gur me përmasa normale e me emër. Sipas një zakoni mbetur kushedi nga ç’kohë këtu burrat me nam hipnin mbi kuajt e bukur dhe të ushqyer mirë. Ka qenë si rregull të nderohen ata që shkojnë kaluar dhe kjo u jepte të drejtën e fisnikërisë së tyre, si dhe përcaktonte edhe rëndësinë hierarkike, sepse të mbaje kalë në këto dy vende patjetër duhet të ishe i pasur apo i shtresës së mesme fshatare. Një dëshmi tjetër e qartë janë edhe gdhendjet e lashta në vendbanimet ku tregohet simpatia e të parëve tanë për shpendët, kafshët, e sidomos për kuajt. Ata që i kanë parë me sytë e tyre këto gdhendje i tregonin me një ndjenjë adhurimi dhe simpatie. Shumë nga ato janë shkatërruar pas viteve të pasluftës , Në kohën e pushtimit turk, një pasha u nis me taborin e tij nga Stambolli për të pushtuar toka e midis tyre edhe kalanë e e ndryshme ka përdorë vetëm kalin. Kadri Palla, plaku nga Prizreni tregon se me kalin e tij shpesh e kanë thirr me ia marrë jargët kalit për shërim dhe jashtëqijen për eshtra.Ai tregon se gratë e vjetra në qytet i marrin edhe sot jarget e kalit e me to i shërrojnë “Saraxhet” ashtu siç ai i mendonte varret apo puqërrat e pezmatuara. Kurse ai shpjegon se “baglat” e kalit edhe sot, të vjetërit ua kërkojnë që me to ti shrojnë eshtrat e sidomos eshtrat e gjunjëve” tregon Plaku Palla,i cili në Prizren edhe sot,mbijeton nga pajtoni i tij me kali.Pastj ai për “Kosova sot” tregon se kali ka shumë më shumë mirëkuptim për njeriun se sa njeriu për njeriun, Kjo duke e quditshme por është e saktë tregon ai.
Kuajt përveç të tjerave janë përdorur në detyrimet shtëpiake, për punë të ndryshme në lëmenj, mulli, drutë e zjarrit, duke qënë se plotësonin edhe transportimin e materialeve luftarake, të sendeve të domosdoshme të tregëtimit në pazaret e kohës, në udhëtimet e gjata për të arritur kohën, si një mjet me leverdi të lëvizjeve nga njëri vendbanim në tjetrin, të lidhjeve me krahinat e largëta për halle, gëzime dhe miqësi. Në rrëfenjat e ndryshme tregohej për miqtë që në dasma udhëtonin kaluar kuajve të zgjedhur. Në traditën shqiptare është tepër i njohur edhe riti i marrjes së nuses me kalë. Në Has zakonisht preferohej kalë i bardhë i zbukuruar me lule, shami, rruaza. Kur merrej nusja, krushqit përmbi kuaj qëllonin me armë dhe krismat bashkë me dollinë, këngët dhe vallet gjallëronin atmosferën për një kohë të gjatë. Krahina e Hasit nga pozicioni gjeografik që ka, kufizohet me shumë krahina të tjera fqinje nga hasi i Shqipërisë apo Podrimja në rrafsh, ndaj për ta kaluar në kohë dimri, stërvitnin kuajt që e bënin kalimin e lumit të sigurt. Ka shumë episode të tilla. Në përvojën e gjatë popullore për kalin si kafshë shtëpiake, të moshuarit shprehen: Kali, kur rrëzohej i zoti, kishte hije të lehtë, dhe nuk vritesh shumë. Ai ndalon menjëherë sikur të jetë me frena . Ndodhte shumë herë që rrëzoheshin nga gomari e mushka, se ecin më shpejt, duke e dëmtuar të zotin, që thyente krahët a këmbët. Kali është engjëll, që e do zoti. Prandaj kali ka marrë urimet ose si me thënë bekimin e perëndisë. Kali është korrier shumë i mirë, ngado që të jetë, kur i ndodh një gjë të zotit dhe ai mbetet vetëm kthehet shpejt në shtëpi dhe është sinjal se diçka ka ndodhur. Kali është bari shumë i mirë dhe për kopenë e bagëtive, ai drejton dhe i ruan ato nga egërsirat, si dhe bëhet ortak edhe me qentë e tufës. Kali gjithashtu është paralajmërues i fatkeqësive, të ndryshimeve klimaterike. Ai ka shpëtuar njerëz e kafshë të tjera nga gjarpri, lumi i rrëmbyer, guri në lëmë, nga furtunat, etj. Prandaj edhe vrasja e kalit është konsideruar e barbartë më vrasjen e një mashkulli shtëpie” tregon dr Çoçaj.
Q.THAÇI