Ndërroi jetë profesori universitar Syerja Hapçiu, personalitet që i ka dhënë shumë arsimimit të  gjeneratave.

                        Tashmë sipas njoftimit të publikuar nga Besnik Dauti, sonte ndërroi jetë profesori universitar Syreja Hapçiu, njeri nga  profesorët shumë të nderuar,  jo vetëm në Prizren, por në  gjithë  Kosovën. Vepra e tij  ishte një  jete  arsimim  gjeneratash dhe  ishte një personalitet i nderuar i arsimit në Prizren.  Z. Dauti shkruan’’   Nderoji jetës dhëndri ynë Prof.Syreja Hapqiu ,veteran i arsimit!

Bujaria,fisnikëria dhe dashamirësia e tijè ka qenè dhe do tè mbetet shembull për shumè gjenerata . Ishte pedagog ,prind,mik dhe shok i mrekullueshëm. Pusho nè paqè i nderuari dhe i dashuri ynë . Varrimi do te behet nesër me drekè. Namazi do tè falet nè Xhamin e Dragomanit.’’ Përfundon njoftimi. Profesor Hapçiu do të ,mbahet mend  si një  personalitete  korrekt i çmuar e i nderuar  që  ishte  gjatë  tërë jetës së tij. Ai në rrethana  të ndryshme ishte  personalitet që ka qëndruar vertikal si një atdhetar i  përbetuar i Kosovës ./www.QendraPress.com/