Një javë nga 18 marsi: Kurti i gatshëm për marrëveshje, Vuçiq thotë se nuk do të nëshkruajë “kapitullimin”

                Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Këtë qëndrim Kurti e ka shprehur edhe dje gjatë takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, u bë e ditur se kryeministri Kurti ka shprehur pritjen që Bashkimi Evropian në takimin e radhës të punojë për përfundimin e procesit me Marrëveshjen për Normalizim.

Edhe emisari evropian Lajçak takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e quajti konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm, gjersa para mediave theksoi se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Me kryeministrin Kurti patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të marrë informacione se si Kosova e sheh zbatimin dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë kontekst”, ka theksuar Lajçak.Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në Beograd se, siç u shpreh ai, nuk do të nënshkruajë kapitullimin e Serbisë.Vuçiq konfirmoi ardhjen e të dërguarit special të BE-së në Beograd të hënën më 13 mars, i cili do të qëndrojë në kryeqytetin e Serbisë deri të mërkurën.“Ju do të shihni një takim 30-minutësh, por unë do të kaloj dy ditë duke punuar me të dhe duke u përpjekur të gjej një lloj rruge në përparimin drejt normalizimit,” tha Vuçiq.Vuçiq ka përsëritur pohimet se, siç është shprehur ai, kryeministri i Kosovës është i vendosur që të mos e formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.“Që është e lehtë për të, tregon vendimi për heqjen e vizave të BE-së për qytetarët e të ashtuquajturës Kosovë. Momenti në të cilin po ndodh kjo tregon se ata nuk janë të gatshëm të bëjnë presion ndaj Kurtit, por po e inkurajojnë atë të mos i kryej obligimet e tij”, ka thënë Vuçiq.

Një raund i ri dialogu në Ohër

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua edhe zyrtarisht se raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër, ku me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kurti e Vuçiq do të kenë ballafaqimin e radhës.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=19&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE