Fryma poetike e së dielës me poetin:-Gëzim AJGERAJ

MIRËNJOHJA

———————————

Mirënjohja qysh moti ka ikur e tretur

E kanë vrarë djajtë e etjeve të pangopshme

As gjurmë e as farë diku s’i ka mbetur

Tek i sillet kot mosmirënjohjes rreth e rrotull

Mirënjohja s’është formalitet mbi një letër

As për t’i treguar botës se sa e nderojmë njëri – tjetrin

Është fjala, dashuria, respekti i dëshmuar në vepër

Ky virtyt i lartë njerëzor që s’di ku iku e na treti

Sa shumë u miqësuam me mosmirënjohjen

Mirënjohjen e harruam e hodhëm e përbaltëm

Vaj halli për ne e vaj halli për epokën

Lum kush e ruajti e mbeti i ndërgjegjshëm, të paktën

&       &        &

Ç’ MË THA LULEVJOLLCA

—————————————–

Të mbushulloj me aromën e shpirtit

Kur ecë përskaj meje

E më injoron

Ç’më dhemb shpirti

Kur shkelë mbi mua

E ma ndrydh shtatin

Pamëshirshëm

Mbushulloj me aromë

Kur stina më falë ngrohtësinë

E ma ushqen shpirtin

Me dritë

Djeg ajkën e shpirtit

Të të falë aromën

E të të japë bukuri

I falem diellit

Dhe bukurisë së pranverës

Pot ngjyra

Thahem për shëndetin e vjeshtës

Kur më mbulon stina

Me shaminë e verdhë

/www.qendrapress.com/