Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Anila KODRA
GRUAJA ËSHTË BOSHTI I JETËS
—————————————-
Një grua në shtëpi
Zoti e sjell si mrekulli .
Se nga buzëqeshja e saj
Çel mëngjesi si lule në maj .
Nga mirësia që ajo ka
Dita niset me sevda .
Mban në bark e rrit fëmijë
Një në duar e një në gji.
Për një nesër ardhmëri..
Më të madhen pasuri.
Qan ajo kur qan një fëmij
Dridhet kur dhemb trupi i tij.
Netë të tëra rri pa gjumë
Prap s’ankohet nuk bën zhurmë .
Vrap e vrap pastron shtëpinë
Pret , përcjell fis e miqësinë .
Te gatimi mban një dorë
Plot tryeza në çdo orë .
Lan , shpëlan dhe hekuros ,
Burrin rrugës e nxjerr si bos.
Duhen fshirë dhe ca oborre
Dhe fëmijën merr për dore.
Dhe pazarin e bën vetë
Sado e lodhur të jetë.
Nga trastat i zgjaten duart
S’beson kush sa lodhet vuan .
Kur lind vajzë hapet një derë
Si në dimër dhe në verë.
Thonë kur lind ajo qajnë trarët
Se ka një fat me hyzmeqarët.
Një grua në shtëpi
Kurrizkëputur është gjithnji.
Shumë lodhet e punon
Veç rrogën se shijon.
Lum kush lodhjen ja kupton
Dhe Zoti vetë e bekon.
Vajzë dhe motër është një grua
Të bëhet nënë Zoti e ka bekuar .
S”merr rrogë , por për hir të s’vertetës
GRUAJA ,NË DUAR KA BOSHTIN E JETËS .
/www.qendrapress.com/