Kryetari i Partisë Popullore Evropiane: Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet

                     Serbia pritet të përmbushë rekomandimet nga Raporti i Progresit, para së gjithash të zgjidhë marrëdhëniet e saj me Kosovën dhe të kuptojë se Kosova është shtet, tha në një intervistë Manfred Weber, kryetar i Partisë Popullore Evropiane dhe deputet i Parlamentit Evropian.Ai për televizionin serb N1 tha se ENP-ja ka një qëndrim të qartë se marrëdhëniet e Serbisë ndaj Rusisë janë vendimtare dhe mbështet hapur zgjerimin e Bashkimit Evropian.“Pikat konkrete të përcaktuara nga Komisioni Evropian duhet të zbatohen. Progres-raporti i javës së kaluar ishte një mesazh i qartë për atë që pritet nga Serbia, veçanërisht për Kosovën dhe perspektivën më të gjerë në rajon, për të sqaruar situatën në Kosovë, marrëdhëniet ndaj Kosovës. Për këtë çështje presim mesazhe dhe hapa të qarta nga Serbia, për të kuptuar se Kosova është shtet dhe se si e tillë është pranuar nga shumica e vendeve anëtare të BE-së”, tha ai.Weber foli edhe për zgjerimin e BE-së dhe hapat që duhet të bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor.“Partia Popullore Evropiane është një parti që mbron zgjerimin. Ne besojmë se zgjerimi forcon gjithçka. Për të sjellë stabilitet në Bashkimin Evropian të sotëm. Ne duhet ta shikojmë zgjerimin nga një kënd gjeopolitik. Nuk ka të bëjë vetëm me pranimin dhe respektimin e rregullave dhe qasjen e bazuar në merita, ka të bëjë edhe me atë se kush ka ndikim në rajon, kush dëshiron të vendoset në kontinentin tonë. Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet ta shikojmë zgjerimin nga një kënd gjeopolitik dhe ta përshpejtojmë atë.Ka shumë zhgënjim në Ballkanin Perëndimor. Më duhet të them se kjo është edhe për shkak të sjelljes së disa anëtarëve të Bashkimit Evropian. Shqipëria për shembull – sjellja e francezëve nuk ishte realisht e bazuar në përmbajtje, por e udhëhequr nga politika e brendshme dhe disa anëtarë të tjerë. Ne duhet ta kapërcejmë atë, duhet t’i kthehemi mënyrës së vjetër të të menduarit kur u anëtarësuam në Bashkimin Evropian prej 10 anëtarësh pas rënies së Murit të Berlinit dhe kjo ishte e mirë për të gjithë. Kjo mënyrë e të menduarit për zgjerimin tani duhet të zbatohet edhe në Ballkanin Perëndimor, Moldavi, Ukrainë dhe vende të tjera”, shton ai.