Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit ndërmjet Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe Odes së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve-Oda Prizrenit.
Në zyrat e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, u mbajt takimi më Oden e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve.,Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me Kryetarin e Odës së Ndërmarrësi dhe Zejtarëve-Oda Prizrenit, Afrim Tejeci.
Marrëveshja parasheh harmonizim të projekteve mes dy odave si dhe bashkërendim të aktiviteteve. E tërë kjo bëhet me qëllim që bizneset tona të afrohen me njëra tjetrën dhe të inkurajohet bashkëpunimi ndërmjet të dy palëve më qëllim të përkrahjes së kompanive anëtare për bashkëpunim ekonomik, ofrimin e shërbimeve që kanë për qëllim promovimin, këmbimin e informacioneve ekonomike në baza të rregullta dhe projekte që ndihmojnë në avancimin e politikave ekonomike.
Në fund të takimit , të dyja palët u pajtuan për takimet e rregullta që do të mundësojnë implementimin e objektivave të bashkëpunimit të përcaktuara në memorandumin e nënshkruar./www.qendrapress.com/