Fryma poetike e së dielës me poeten;-Manushaqe Hoxha LAÇI

Të jesh njeri

Mes acarit të jetës shpesh me klithma trishtimi kam qarë
kam heshtur për të vrarë dhimbjen e dhimbja shpesh më ka vrarë

Jam rrëzuar në udhëkryqe e shtigje në dritë e në errësirë
jam gërvishtur, gjakosur e me thonj jam zvarritur për t’u ringritur përsëri

Kam dhënë shpresë ku kam parë dhimbje e shpesh lot kam marrë
pa qenë në luftë kam luftuar kur dhe gjakun ma kanë vrarë

Pamëshirshëm më goditën stuhi, furtuna e rrufe plot zjarr
kam shtrënguar dhëmbët me durim si lis a shkēmb në mal

Kam mallkuar veten e jetën zhytur në mjerim pa fund
e sërish një engjëll a djall më ka dhënë dorën të dilja nga ai llum

Eh, koha na përplas, dënon e na kërkon falje ne fajtorëve të pa faj
e ne sillemi me tokën rreth diellit duke jetuar të gjitha ditët e stinët e saj.

/www.qendrapress.com/