Çaste poetike me poeten;Përzgjedhur nga-Esmeralda Bregaj

Na mbushi kohë e sertë

———————————–

Më në fund u plakëm grua,

siç e sheh dhe vetë

me thinja të bardha e rrudha

na mbushi kohë e sertë.

Dhe shëtitjet i rralluam

nëpër dhomë vijmë përqark,

dhe në vend të tyre shtuam

kollën dhe kafenë me pak.

Sa më ka marrë malli, grua

të zemërohem qoftë dhe kot,

si dikur atje tek udha

kur të shihja me një shok.

Ne kemi vite që pasqyrën

e përdorim shumë rrallë

se kemi sytë e njëri-tjetrit

fytyrat tona për t’i parë.

/www,qendrapress.com/