Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Sadbere Gagica SPAHIJA
DO TË VIJ
——————————
Si valët e Drinit
Buzë shkëmbinjve të ulem
Mbi një gur të mbuluar me gjethe
Lotin tënd ta fshij me mall
Do vij me krahët e dallëndyshes
Mbi këto male të Atdheut të frymoj
Buzët stinës t’ia thith aromën e luleve
Atje jam vetja ime vrull me këngë
S’dua fjalët të më vdesin mërgimeve të ftohta
Do të vij me valët e Drinit!
/www.qendrapress.com/