Fryma poetike e së mërkurës  me  poeten;-Sadbere Gagica SPAHIJA

DO TË VIJ

——————————

Si valët e Drinit

Buzë shkëmbinjve të ulem

Mbi një gur të mbuluar me gjethe

Lotin tënd ta fshij me mall

Do vij me krahët e dallëndyshes

Mbi këto male të Atdheut të frymoj

Buzët stinës t’ia thith aromën e luleve

Atje jam vetja ime vrull me këngë

S’dua fjalët të më vdesin mërgimeve të ftohta

Do të vij me valët e Drinit!

/www.qendrapress.com/