Kryetari Shaqir Totaj mbajti takimin e tretë tremujor ,për  forcimin e partneritetit ndërmjet qeverisjes lokale dhe grupeve të qytetarëve

Në vazhdën e aktiviteteve për implementimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Komunën e Prizrenit, që mbështetet nga USAID, Kryetari Shaqir Totaj mbajti takimin e tretë tremujor, me ç’rast u diskutua për punën në ndërtimin e praktikave të qëndrueshme të pjesëmarrjes publike dhe forcimin e partneritetit ndërmjet qeverisjes lokale dhe grupeve të qytetarëve, në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës së banorëve të Komunës sonë.

Ndërtimi i tualeteve publike dhe rifunksionalizimi i Qendrës Rinore në lagjen “Ortakoll” ishin pjesë e bisedës, të cilat projekte janë në proces të realizimit.

“Me përkushtim, çdo ditë e më shumë jemi duke e rritur bashkëveprimin mes qytetarëve dhe zyrtarëve komunalë” – u shpreh Kryetari Totaj.