Çaste poetike me penën brilante të poetes:Nexha REÇICA

PËR TY…….

 Nuk mundesh të harrosh

engjëllinë e pagjumë

që kujtesën ta shpirtëzon.

Nuk mundesh të harrosh

dëshirën e stinëve

 që në grusht na mbajnë.

Nuk mundesh të harrosh

 se jemi fatlumë nga

dashuria jonë.

N.Reçica

/www.QendraPress.com/