Çaste poetike me poeten;Esmeralda BREGAJ
Do të të shkruaj
me sy mbyllur
dhe fjalët do të të gjejnë
Në mes të errësirës
e gjërave të mbetura pa thënë!
Në zemrën time
ka një dritë që është gjithmonë e ndezur
Ti je ai që i bën vend vetes
Mes ëndrrave të mia.
Korniza e lagur me kujtime
duke hequr pluhurin
buzëqeshje e jetës
lavdi për ne që jetojmë në dashuri.
Histori e përsosur
shtypur në një fotografi
Të gjitha të miat!
Jeta është xheloze për mua..
bota na ka zili!
koha kalon por dashuritë hyjnore
nuk ekzistojnë më
Ashtu si ne!
Do shkruaj për ne
/www.QendraPress.com/