E mërkura poetike me poeten:Anila TOTO
ATA
——————–
Ata s’më deshën, por ndenjën këtu
Duke më urryer përditë nga pak.
U afruan ‘përzemërsisht’ si për të kuptuar
Përse rrija larg!?
Pastaj ikën të heshtur drejtë një rruge
Që nuk di nëse kishte ndonjë kuptim.
Pasi morën gjithçka kisha në mendje
Në fund shkelën emrin tim!
Në këtë natë të qetë duke pirë një cigare
E ndjek tymin me forma të ndryshme.
Nuk më vjen keq për veten fare,
Por për fatet e tyre.
Në fund…
Të gjithë shkojmë nëpër rrugët tona
Ata që na urrejnë dhe ata që na duan .
Unë vetë i lashë edhe pse i njoha
Që më mashtruan …
/www.QendraPress.com/