Fryma poetike e së dielës me poeten: Natasha Petriti TUSHA.
NDRIÇO MOJ HËNË MBI MALE E FUSHA!
———————————————————
Kur vjen nata vendin e mbulon errësira,
Dielli ikën hëna ndriçon fushat, malet,
Anembanë nata duket si dita,
Ne qiellin pafund shkëlqejnë yjet.
Ti moj hënë qe ndriçon ne këtë nate,
Me dritën tende malet po’ i shkëlqen,
Ti po’ na jep drite me tepër se dje,
Afroju moj hënë se shume na pëlqen.
Sa bukur shndrit mbi fusha dhe male,
Dua dhe unë te gëzoj dritën tende,
Ti moj hënë qe shndrit dete male, oqeane,
Sodite boten, jepi errësirës dritën tende.
Hëna nuk ndriçon vetëm mbi male,
Ndriçon fusha, lulishte e parqe,
Me dritën e saj përshëndet rininë,
Dashurinë ju zgjon te jetojnë ne Paqe.
Ndriço moj hënë ne gjithë familjet,
Ndriçoju jetën, shpirtin e zemrën,
Ne Paqe te gjithë te jetojnë njerëzit,
Ndriçoi fëmijët si lule pranvere te rriten.
Natasha Petriti Tusha.
/www.QendraPress.com/