Edi Rama,kryeministri më i respektuar ballkanik-Shkruan;Liridon LUSHAJ.
Ata që nuk i gëzohet arritjes së shqiptarëve në botë , mezi presin rastin që pastaj të vjellin vrer. Mirëpo e vërteta është krjt ndrzsh. Edi Rama është bërë emblëmë e lirisë e demokracisë kombëtare shqiptare. Pas shkrimit në gazetën prestigjioze amerikane Neë York Times, ka publikuar një artikull, në të cilin shkruhej se kryeministri shqiptar Edi Rama, ka plan për krijimin e një “Vatikani Bektashi” në Shqipëri.
Lidhur me këtë lajm, kanë reaguar edhe në Kosovë. Anëtari i Kryesisë së partisë “Guxo” Luan Gacaferi, ka thënë se ky do të ishte hapi i parë i shpërbërjes së Shqipërisë si shtet, përcjell Bota sot.
Por, jo nuk është kështu sepse kryeministri Edi Rama është shqiptar i shekullit, Shqipëria e gjithë shqiptaret ja ngritur e zhvilluar përkrahë Evropës e vlerave Evropiane
Ju qe akuzoni për tradhti për një ‘’ Vatikan’’ qe do te bën komuniteti-bektashi .Jeni me tru të shpërlarë e të ndryshkun mësohuni se shqiptarët kur nuk i ka nda kurrë as kisha as xhamia – as qe do të ndodh kjo kurrë: Kot e kanë këta far talibana me pantolla te shkurt e fustane qe thonë nuk janë shqiptar po mysliman – si aj far hoxha Sanxhakut— shërbëtor serbo ruse —
Liderët e vendeve të vogla e të pafuqishme, në samitet ndërkombëtare gjithmonë përsiaten mes dy dimensioneve. Ose duken inferiorë në qasje dhe prezencën e kanë krejtësisht periferike, ose kompleksi për inferioritetin i bën të shpërthejnë duke marrë rol përtej se kanë, përtej se iu ofrohet.
Historia e regjistruar nuk njeh një tjetër lider ballkanik – shqiptar jo se jo – që s’e ka projektuar siç është pranuar edhe nga të tjerët në përputhje me projeksionin e tij, si Edi Rama.
Ai ka krijuar shkëputje nga bashkë-liderët ballkanikë. Sot Ballkani Perëndimor është në qendër të Evropës, përmes figurës së Edi Ramës në qendër të liderëve evropianë.
Kancelari gjerman kishte mbledhur partinë e tij për t’u betuar për rrugëtimin evropian të Gjermanisë nën udhëheqjen e tij.
Këtë fjalim Scholz e mbante gjermanisht.
Dhe papritmas flet për Ballkanin dhe e përkthen veten në anglisht duke thënë “i Dashur Edi… thash që Ballkanin duhet ta integrojmë në Evropë sa më shpejt”…
Ishte vetëm Edi Rama ai që mbeti i ftuari i veçantë tek socialademokratët gjermanë. Automatikisht, dhe në mënyrë të vetëkuptueshme, podiumi evropian e sheh Edi Ramën si partnerin kyç të Brukselit e Vashington-it për Ballkanin Perëndimor. Politikani shqiptar i cili nuk struket si kolegët e tij ballkanas dhe si politikanët shqiptarë ndër shekuj. Edi Rama , është një epokë politike në vete që ne shqiptarët duhet të krenohemi e jo në adresë të tij të përdorim gjuhën urrejtëse./www.QendraPress.com/