Tika -Turke ndihmon me kabinet të rrobaqepësisë në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza”në Prizren
Me një ceremoni me preyencën e shumëpersonalitetve sot është bërë hapja e projektit “Instalimi i Punishtës së Rrobaqepësisë në Qendrën Burimore Për Mësim Dhe Këshillim “Nënë Tereza” Në Prizren” i cili është implementuar nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA. Në ceremoninë e hapjes morrën pjesë, Ministrja e resimit Arbërie Nagavci, Ambasadori i Republikës së Turqiëë në në Prishtinë Z. Sabri Tunç ANGILI , Koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA Znj.Fulya ASLAN. Kryekonsulli iTurqisë në Prizren Xhelal Doan,koloneli i forcave turke ne kuadër të KFOR-it ne Kosovë., drejtori i Turizmit Ramdan Tarashaj nga komuna e Prizrenit dhe mysafirë të shumë .Pas përurimit të shiritit përuruen fillimisht në klasën ku tashmë ishin dhuruar makinat qepëse industriale ka përshëndetur drejtori i kësaj shkolle Hysamendin Beshi i cili tregoi se këtu ka 19 nxënës parafilllor dhe 56 të tjerë nga gjithë Kosova,
Lidhur me projektin dhe donacionin që ka bërë TIKA ka folur koordinatorja Fulza Asllan e cila tha se ne kemi investuar këtu për të ngritur kreativitetin këtyre nxënëseve , Pastaj ajo ka folur edhe për faktin Turqia ndihmon çdo pjesë të Kosovës sepse jemi këtu si në shtëpinë tonë.
Ministrja Nagavci ka falënderuar së pari nxënësit e kësaj shkolle pastaj ka falënderuar veçanërisht ndihmën shtetit turk duke mos harruar se këtu tashmë ka edhe nxënës nga gjithë Kosova që po arrijnë suksese evidente
Ambasadori i Turqisë Sabri Tunç Angili tha se po ndihemi të lumtur që po shohim në sytë e këtyre nxënëseve një shpresë e buzëqeshje për të ardhmen që këta nxënës do të jene të njohur sa i përket punës së qepjes. Turiqa e Kosova janë motër e vëlla, andaj kujdesi dhe ndihma është reciproke dhe falënderoje edhe shtetin e Turqi ë që po ndihmon këtu sahere ka nevojë
Tha ambasadori.
Edhe mësuesja Hyrmete Celina premtoi se do të nxjerr stilista të zotët nga këto kurse, Ajo me këtë rast pamendi edhe nxënësin Erdi Puka i cili tashmë ka rritur shumë rezultate, Derisa vete Erdi Pukaj ka falënderuar të gjithë për këto mundësi,
Pastaj ministrja Nagavci nga afër ka pa edhe rrobat e qepura dhe angazhimin e këtyre nxënësve