Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Sektori i pronave, sot  organizuan dëgjim publik me pronarët e tokave për shpronësimin e patundshmërive  .   

               Komuna e Prizrenit, gjegjësisht  Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Sektori i pronave, sot  organizuan dëgjim publik me pronarët e tokave për shpronësimin e patundshmërive në kuadër të realizimit të projektit për zgjerimin e rrugës nga “T&A” deri te pompa “Arbëria”.Në këtë dëgjim  publik ditori Çelë  Lamaj dhe Gursel Skenderi nga sektori i pronave  i dëgjuan    pronarët e  pranishëm, për shqetësimet e  tyre dhe  format se si  ata do të kompensohen për pronat në fjalë. Fillimisht drejtori Çelë Lamaj  i falënderoi të  gjithë të pranishmit pastaj ai u përqendrua lidhur me  shpronësimet që  do ti bëjë komuna e Prizrenit. Ai me këtë rast   shpjegoi se  tashmë  komuna e Prizrenit është në  fund të miratimit ët  Planit Zhvillimor Komunal  dhe  padyshim se  ajo që  duhet  se tashmë  pronat në  atë  pjesë  të  qytetit  janë  bërë  të vlefshme  sepse atje tashëm ka  infrastrukturë    dhe  padyshim se do të  jete një  zonë  urbane   që  do të ketë nevojë edhe  për trotuare  e kështu me radhe  tha drejtori Çela.

Kurse  Gursel Skenderi  ju ka ka  sqaruar të  gjithë  nevojat  e mundësisë së   shpronësimit duke  u treguar se  pastaj  ju vijnë  vendimet  për shpronësim që  mund  të bëhet  vetëm me mjete  parash  sipas  valutës  euro ose ndonjë  valutë tjetër.

Derisa  pronarët e  tokave  si;Bardhyl Sylaj, Avdi Mazrreku, Agim Guri, Sali Bllaca, parashtruan   edhe  kërkesa te  tyre dhe   mundësitë e  plotësimit të vendimeve që   do të  merren.

Interesi i përbashkët  u  tha se  është   për qytetarët që  ata  të kenë kushte sa më të mira  infrastrukturore  për   jetuar në atë  zonë  që  pritet te jetë  zonë urbane.