Zjarri i mbrëmshëm ka shkatuar dëme të konsideriara materiale,por pa dëme në njerëz.

    Zëdhënësi i policisë  Rajonale në  Prizren toger Shaqir Bytyçi , lidhur me  zjarrin e mbrëmshëm  pohon se  ‘’Mbrëmë  , rreth orës 23:00, është raportuar për një zjarr. Menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit, të cilët së bashku me njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në rrugën “Janina” në Prizren. Flakët kishin përfshirë një shtëpi banimi. Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta fikin zjarrin, mirëpo dëmet materiale janë të konsiderueshme. Të lënduar në njerëz nuk ka pasur.’’ Pohon zëdhënësi Bytyçi./QendraPress/