Suhareka përkujton dëshmorët dhe martirët e Greikocit dhe Vraniçit

Kryetari i Suhareka, Bali Muharremaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatrave Greikoc dhe Vraniç, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe respektit të përhershëm për të rënët.
“Sot i kujtojmë dhe i nderojmë dëshmorët dhe martirët e fshatit Greikoc. E përjetshme qoftë lavdia e tyre”, ka shkruar ai,
Në një tjetër mesazh, ai ka shtuar: “Dëshmorët e këtij vendi nuk janë vetëm pjesë e historisë, por frymëzim i gjallë për çdo hap që hedhim sot. Ata na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë. Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Vraniçit”.