Këshilli Komunal për Sigurin në Bashkësi në takimin e radhës diskutuan për gjendjen e sigurisë dhe rastet si të qenëve endacak dhe lypsarët.

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,sot ka ftuar Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi , ku me këtë rast kanë diskuruar për sigurinë e përgjitshme në komunën e Prizrenit. Në këtë takim ishte edhe drejtori i Emergjenecave Sead Arifi, ku rendi i ditës ishte themelimi i ri më disa ndryshime i KKSB-së tani pas mandatit të dytë. Pas miratimit të rendit të ditës për sigurin, raportin Policia e Kosovës.Ku filliisht komandanti i stacionit në Prizren Nexhdet Mrasori, raportoi për të gjitha raste e evidentuara dhe tha se gjendja e përgjithshme është e mirë. Po kështu nga policia raportoi edhe Haxhi Kabashi stacioni veri lidhur me gjendjen në përgjithësi. Toger Arsim Bytyqi togeri tashmë ushtrues I komandantit të trafikut në Prizren, ku raportoi për aksidentt në komunikacion, ka tha se tri raste kanë qenë me fatalitet.Lidhur me trotinetat deshi të mësojë më shumë kryetari Totaj,Komandanti I policisë në pikën kufitare në Vërmicë Azem Krasniqi, foli për pikën kufitare dhe puna e kësaj pike kufitare. Duke pohuar se kjo pikë është ndër pikat më të frekuentuara në gjithë Kosovën.Vija e gjelbërtë togeri Latif Hoxhaj, raportoi lidhur me vijën e gjelbërtë dhe vija e kaltërtë, ku tha se gjendja e sigurisë është e qetë, pastaj raportoi për patrollimet në këtë pikë dhe vijë të gjelbërtë.
Nehat Vehapi nga Lubizhda tha se edhe për një mandat më kanë besuar dhe pastaj raportoi për gjendjen në atë rajon.Kryetari Totaj me këtë rast ka folur për gjendjen e rënduar që e ka komuna pasi me format përmbaruese u janë marrë shumë mjete financiare, Andaj, edhe Qendra për strehim të qenëve endacak ka një ngecje për shkak të mungesës financiare.
Dhe pika e sygjerimeve foli Hajrim Çengaj, foli lidhur me gjendjen e fëmijëve.Kurse kryetari kërkoi që të bëhet një zgjedhje për lypsarët e bashkë me ate edhe ata që sillen me disa tarabuke në ‘’Shadërvan’’.
Në këtë temë Sedat Bajrami u përqëndrua paraqitje e arinjëve nëpër oborre të shtëpija në fshatrat e Luginës së Lumbardhit. Eroll Shabani nga shoqëria civile u përqndrua tek mbrojtja e ambieteve.
Në këtë takim pati edhe diskutime tjera , kurse pjesmarrës pati edhe nga kleri fetar