Çaste poetike me poeten:- Xhemile  ADILI

PIKËLLIM YJESH

—————————-

Pa ty nuk hapet lulemëngjesi violet

tek këndi i dhomës time që gjithnjë hapur dritarja

dhe kërkon, thërret, pret.

Pa ty, sythat nuk shoh, gjethet nuk shtohen,

fryma e qiellit blu bëhet pis e errët

dhe prangat ju vehen luleve që m’i do shpirti,

por, si bëhet? O si kështu mundet?

Pa ty pranvera s’është as dimër,

as pellg me dëshmitarë,

as rrebesh me numra të rrejshëm

për maskën e robërisë së gjatë.

Pa ty, nuk heq rrobat në natë,

as vesh rrobat në mëngjes pa ty,

trupi flakë më kthehet në flutur të lehtë…

Gjoksi më thahet, kofshët tmerri më merr

e sa pikëllohen yjet edhe sonte në natë!

/QendraPress/