Sot, filloi manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren.

Sot, filloi manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren, Manifestimi që në vete bartë vulën e njërit nga eventet më të rëndësishme për 74 shkollat e komunës së Prizrenit. Ky manifestim në vete bartë vulën e suksesit të mijëra nxënësve që kanë sprovuar dijet në shumë lëmi. Padyshim ky event ka pasur edhe kontrubuesit e palodhur të sajë. Pos , Komunës, DKA-së ishin edhe:Nexhat Çoçaj, Shukri Çuni, Reshit Kushaj,Bekim Thaçi,Bedri Çeku,Berat Batiu dhe shumë mësimdhënës e drejtor shkollash.Manifestimi ka pasur rëndësi primare në arritje mësimore në lëndët e Gjuhës , Matematikës, Historisë, Edukatës Fizike dhe mbi të gjitha në rikujtimin e figurës së komandantit Remzi Ademaj, e duke përkujtuar komandantin është rikujtuar edhe UÇK-ja. Roli i këtij mafiestimi ka pasur spektër të gjërë arsimimi dhe rikujtimi të lavdisë kombëtare.
Sot,Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren filloi manifestimin në shtëpinë e Kulturës ‘’Xhemjali Berisha ‘’ ku hapjen yzrtare e bënë nënkryetari I Komunës së Prizrenit Kujtim Gashi I cili tha s e emri I Remzi Ademaj nuk është vetëm emër për është pjesë e historisë
Në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, që organizohet në nderim të heroit të Kosovës, Remzi Ademaj foli drjtoresha e arsimkit Luljeta Veselaj Gutaj. E cila tha ‘’.Se
Isa Berisha, kryetar i OVL-së tha’’ Remzi Ademajt. i ngarkuar me këtë detyrë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ai iu përkushtua me vendosmëri dhe përgjegjësi të plotë organizimit të forcave çlirimtare, duke punuar pandërprerë deri më 15 gusht 1998 për bashkimin, funksionalizimin dhe shndërrimin e celulave ekzistuese në një strukturë të organizuar ushtarake, e aftë për t’iu përgjigjur sfidave të luftës çlirimtare.
Këtë manifestim e përshëndeti i vëllai i Komandantit Hamit Ademaj
Manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” organizohet çdo vit për të kujtuar jetën, veprën dhe sakrificën e heroit Remzi Ademaj në shërbim të lirisë së Kosovës, Në këtë organizim ishte edhe përfaqësues të policisë së Kosovës ,Xhevit Berisha nga Shoqata e Familjes së Dëshmorëve.Drejtor shkollash nxënës të shkollave të cilët edhe përformuan dy pika artistike