Një person me probleme të shëndetit mendor po rrezikonte të hidhej nga ballkoni i banesës, në vendngjarje kanë reaguar njësitë policore.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi njofton se policia ka pranuar informatën se në rrugën “Faik Konica” në Prizren një person me probleme të shëndetit mendor po rrezikonte të hidhej nga ballkoni i banesës, në vendngjarje kanë reaguar njësitë policore, të cilat menjëherë kanë njoftuar edhe ekipin e Emergjencës dhe zjarrfikësit. Pas mbërritjes në vendngjarje, zyrtarët policorë, së bashku me një zyrtare të zjarrfikësve, kanë arritur të hyjnë në banesë dhe ta sigurojnë personin. Më pas ka ndërhyrë ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka dhënë trajtimin e nevojshëm qetësues dhe e ka transportuar personin për trajtim të mëtejshëm në repartin e psikiatrisë. Personi është identifikuar si femër, 69 vjeçare, banuese në Prizren. Nuk raportohet për lëndime. Njofton togeri Bytyçi/QendraPress/