Në debatin e sotëm me OJQ per buxhetimin gjinor, pati edhe  shumë kërkesa, që lidhen me mirëqenjen e qytetarëve.

         Sot, në sallën e Asamblesë  Komunale në Prizren u mbajtë dëgjimi publik gjinor,i buxhetit të komunës së Prizrenit në praninë e përfaqësuesëve të OJQ-ve të këtij qyteti si dhe drejtorët ekzekutiv të komunës. Fillimisht fjalën e mbajti Ymer Berisha, lidhur me ftesën e dëgjimit publik ,ftuar nga kryetari Totaj.  Zyrtari i lartë Lulëzim Sylejmani paraqiti shifrat buxhetore duke u fokusuar lidhur me limitet e  buxhetit  2027/29. Pas aprovimit në asmable  ky buxhet komunal, paraqiti  rastin e   përmbarusëve dhe problemeve që ka komuna me buxhetin komunal.Pastaj  paraqiti edhe ndarjen mjeteve të këtij buxheti. Tringa Kasëmi,u përqëndrua lidhur me buxhetimin gjinor, e po ashtu ajo tha se buxheti ekzestues, nuk është analizuar që një kohë dhe analiza buxhetit gjinor. Pastaj ajo u fokusua  edhe për mirëqenjen  sociale,pastaj për mungesën e transportit urban. Si dhe një  varg mungesash tjera.  Nga Asambleja komunale fëmijëve Arjan Berisha, nënkryetar i Asamblesë paraqiti disa  kërkesa  si siguri në shkolla  dhe  përfshirje të fëmijve në vendimarrje. Bida Rrahmani, tha se edhe pas dy vitesh kërkesa nuk ka arriti të sigurojë mikrofon lëvizjës andaj, tha se po e bojkoton këtë prezenecë  por, kërkesat do ti dërgojë në forma tjera. Fatmir Menekshe, me këtë rast paraqiti edhe kërkesat e komunitetit rom. Pastaj kërkoi që të ketë një kod buxhet për përkthyes, Si dhe  duhet komuna të ketë një fond për shënimin e festive të caktuara.  Këtyre kërkesave dhe komenteve iu përgjigj Lulëzim Sylejmani.Resmije Krasniqi kërkoi kushte  me të mira për shoqatën Hadër./QendraPress/