Çaste poetike me poeten;-Lavdije Hoti BUÇAJ

NËNË BEKIMI IM I HESHTUR
——————————————–
Në heshtje rritet dashuria e saj,
si rrezja e diellit mbi një botë pa faj.
S’ka nevojë për fjalë të mëdha, as për duartrokitje,
thjesht ajo është me zemrën plot pritje.
Në sytë e saj lexon lutje dhe shpresë,
çdo rrudhë e saj një histori,
buzëqeshja e saj është premtim.
Kur bota me lodh dhe rrugët me bëhen pa emër,
zëri i nënës më kthen si valë, drejtë brigjeve të zemrës.
Çdo bekim që mē ndjek, ka dorën tënde.
Në çdo hap që s’kam rënë ka lutjen tënde
Në heshtjen e ëndrrave, më rrëfen kujtime,
më buzëqeshjen tënde plot dritē,
qe nuk harrohet kurrë.
Je dritë e fshehur në rrugën e jetës,
je yll që shëndrit kur nata mbretëron.
Në çdo hap je mbështetja ime,
në çdo frymë, përjetësisht je pranë.
/QendraPress/