Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

KORRIKU NË SHESHIN E KRYEQYTETIT

—————————————————–

Drunjtë përgjatë shetitores së sheshit,

plot gjelbërim dhe shkëlqim nga rrezet e diellit,

kafiteritë të mbushura plot të rinj,

të veshur bukur rrezatojnë hijeshi,

muzika ushton në fillim e mbarim të sheshit,

edhe duke ecur rinia vallëzon,

kanë ardhur nga Perëndimi zemra u gufon,

para teatrit në sheshin “Skënderbeu”,

kënga e Sabriut zemrat i pushton,

rinia e mbledhur, e tëra vallëzon,

edhe romi i vogël me tarabukë,

me duar të njoma zemrat e ngrira i zbut,

kështu e ka korriku ,kështu buzëqesh Kosova,

rigjallërohet sa herë vjen diaspora,

i bukur është vendi im ,e bukur është Kosova.

/QendraPress/