Kjo prozë poetike është një HIMN,shpirtëror- Atdheu në vargjet e poetit Qazim Thaçi;-Shkruan ;Lura THESARI

                              Kjo proze poetike eshte nje HIMN shpirteror dhe ekzistencial per atdheun dhe lirine ku kombi nuk shihet thjesht si nje koncept gjeografik,por si nje organizèm i gjallè i perbèrè nga arti , historia ,natyra,trashegimia njerezore .

Atdheu ne vargjet e poetit Qazim Thaçi nuk eshte statik,por ai leviz dhe merr frymè nèpèrmjet elementeve:

Atdheu si natyre dhe qèndresè: guri dhe deti” ” grunajat ne ara” perfaqesojne trupin fizik te tokès.

Guri simbolizon fortesine,qendresen shekullore ndersa arat dhe grunajat perfaqesojne jetèn,ushqimin,djersene shqiptarit .

2- Atdheu si shpirt dhe kèngè.

Vargjet e ” xhamadani vija- vija”” “” Baresha e Pagarushes, zeri i Dervish Shaqes tregon se atdheu jeton te ARTI.

Kenga eshte viza gjenetike e nje populli,ajo mban mend dhimbjen dhe feston mbijetesen.

Kur degjohet Nexhmija apo Dervishi nuk degjohet thjesht muzikè ,por flet vet historia e Kombit.

Figura e Adem Jasharit ngrihet si boshti morali lirise.

Ai perfaqeson momentin ku dashuria per atdheun kalon nga ndjenja ne sakrificesublime.

Duke e lidhur kengen e tij me boren e Gjallices dhe malet e Pashtrikut proza poetike unifikon gjeografine shqiptare( Kosove — Shqiperi) ne nje dhimbje dhe lavdi te vetme

Vargu “” Kur ta ktheva,Kosovè ,shpinèn””… e Dervish Shaqes sjell plagen e madhe te mergimit ,mallin qè e bèn atdheun edhe mè te shtrenjte kur je larg tij

Nje nga mesazhet me te bukura te poezise eshte kalimi i stafetes te femijet

Pergèzimi i Roit dhe Dimali qe reciton Fishten tregojne se atdheu nuk eshte vetèm e kaluar,por eshte e ardhmja

Kur nje fèmijè reciton vargjet e Fishtes gjuha dhe identiteti mbrohen.

Ky eshte mesazh i perjetesise: liria e fituar me gjakun e Adem Jasharit jetohet dhe trashegohet permes pafajesise dhe edukimit te brezave te rinj.

Mesazh i bukur i poetit: liria nuk eshte falas ,ajo kushton sa vet jeta

Pyetja retorike ne fund te prozes poetike: a vlen qe te mos vdiste per secilin varg…???

Çdo pèllèmbè tokè ,cdo kengè dhe cdo buzeqeshje femije ka pasur nje cmim gjaku

Vdekja per keto vlera nuk eshte fund ,por pavdekesi.

Atdheu eshte nje ndjenje tèrèsore. Nuk mund ta duash Kosovèn pa i dhèmbur Pashtriku e Gjallica ,nuk mund ta duash lirine pa respektuar kengen e vjeter dhe pa rritur femijen me Fishtèn

Gjithçka eshte e lidhur ne nje zinxhir te pathyeshem shpirteror

Poezia e poetit Qazim Thaçi arrin te gershetoje bukur epiken( luften ,gurèt ,malet) me lirikèn( kengen ,borèn ,fèmijen) duke krijuar nje ndjesi te larte krenarie kombètare

Teksti i krijuar nga mjeshtri poetik ,zoti Thaçi nuk eshte thjesht nje rreshtim emrash e vendesh,por eshte nje ” gjeografi emocionale e Kombit”.

Ai verteton se liria duhet aq shume saqe çdo fjale e shkruar dhe cdo jete e dhene per te peshon sa vet historia.

Ju falenderoj zoti Thaçi qè pèrmes vargut tuaj te ndritur zgjuat shpirtin e Kombit duke na kujtuar se liria ka zèrin e kèngès,peshèn e gurit dhe perjetesine e gjakut te deshmoreve!!

FALEMINDERIT!

/QendraPress/