Çaste poetike me poeten;-Trandafile MOLLA

MË PRIT
————————–
Qënien time do kesh pranë,
siç sjell dallga një lejlek,
buzëqeshjen mua ma vranë,
dhe e vdekur do të ndjek.
Do të hesht, mbytur në mall,
shpirti do më digjet flakë,
brengën si një eshkë kall,
rrjedh gjak nga e vjetra plagë.
Ndaj, më prit, më prit një ditë,
zemrat tona do të puqen,
me pasion do ndez një dritë,
Durrës, atë jeshilen,jo te kuqen.
/QendraPress/