Sonte, tek Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë ftohet tubim mobilzues nga shoqatat e dala nga lufta

Pas mbledhjes së parbashkët nga kryesitë e shoqatave të dala nga lufta të Prizrenit dhe rajonit është vendosur që sonte, në Landovicë, të mbahet tubim për të kujtuar luftën e UÇK-së, e ky takim është ftuar nga orhanizatat e dala nga lufta e UÇK-së si dhe qytetarët në tubim mobilizues. Ku ju bëhet bërë thirrje për pjesëmarrje në tubim mobilizues, sensibilizues dhe evokues, i cili do të mbahet sonte në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë
Në ftesë ftohen familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë, bashkëluftëtarë, komandantë dhe qytetarë ,
Më 7 shtator 2026, në ora 19:00, te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë – Prizren, do të mbahet një tubim mobilizues, sensibilizues dhe evokues, kushtuar Luftës së Lavdishme të UÇK-së dhe sakrificës së brezit të lirisë.
Ftojmë në këtë tubim të gjitha ish-strukturat komanduese të ZOP-it, së bashku me familjarët e tyre, komandantët e brigadave, e deri te ushtarët e lirisë. Do të jetë një mbrëmje e veçantë, ku përmes kujtimeve dhe rrëfimeve të drejtpërdrejta do të rikthejmë në kujtesë ngjarjet, betejat, sakrificat dhe momentet e lavdishme të luftës, duke ruajtur dhe përcjellë të vërtetën e historisë sonë te brezat që vijnë.
Në këtë tubim do të jetë e pranishme edhe Platforma “LIRIA KA EMËR”.kështu thuhet në ftesën publike të bërë nga Shoqatat e dlaa nga lufta e UÇK-së