Çaste poetike me poeten;-Greta Kadare TETA

KOHA-KRYQ
——————–
Po ia fal vetes gjuhën e heshtjes,
lëndina e paqes më ndjell.
E po kthehem, oh, në dikur,
në kohë të gërryer tanimë,
në shekujt e dashurisë kolerë.
Me të mëndafshtë mbështjell gjijtë.
Kam dashur deri në dhembje,
kurrë nuk pashë dashuri në kthim.
Doja edhe kur shpirti ngrysej terr,
pa më pyetur kush nëse ndjeja frikë.
Fryma e shqyente kraharorin,
diafragma pikonte gjak.
Ethet-shigjeta qelizën dërrmonin.
Tani më duhet të dua më pak.
Kam dashur edhe në heshtje,
e përplasjet e heshtjes — uragan —
i ndjej ende në fytyrë.
Shpina, shpirti mbanin sa nuk thuhet.
Tani më pak duhet të dua.
Koha-kryq i thyen dashuritë…
/QendraPress/