Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Zymer H. HALITI

E KËRKOVA…!
—————————
E kërkova për lule të bukur
më doli lule e egër me gjemba
e kërkova si molllë e ëmbël
më doli e idhtë e shkreta.
E kërkova që të ishim miq t’mirë
s’vonoi shumë doli në shesh…
nuk ishte njeri që të flisja shlirë
kështu me kohë e mora vesh…
E kërkova një vend tjetër të jetoj
por askund si vendlindja nuk gjeta
i lumtur tash me familje po kaloj
e kështu qenka e shkruar kjo jeta.
E kërkova lirinë që nuk e pata dikur
e sot i lirë jetoj…
por s’ndihem rehat
LIRI është fjalë që si humb vlera kurrë
ende dikush sikur i pret rrezet me shpatë.
E kërkova diturinë n’libër e ndër libra
që të njoh më mirë vetën e historinë
sa shumë të panjohura paska natyra…
e unë në kërkim ,e kërkoj Lumturinë.
/QendraPress/